Festohet 8 Marsi në medresenë e Tiranës në bashkëpunim me prefekturën e tiranës

Me rastin e 8 Marsit Medreseja e Tiranës priti në ambientet e saj nëna dhe gra për ta festuar pak më ndryshe këtë festë fisnike. Aktiviteti, gjatë së cilit ishin të pranishëm Prefekti i Tiranës Z. Sadi Vorpsi dhe drejtori i Medresesë Z. Omer Calis, u zhvillua në bashkëpunim me Prefekturën e Tiranës.

Të dy përfaqësuesit shprehën urimet më të përzemërta për nënat dhe gratë shqiptare si simbole të sakrificës dhe dashurisë. Më pas, nxënësit e medresesë iu dhuruan disa minuta kënaqësie të pranishmëve me këngë dhe poezi të përgatitura bukur nga ata.

Në mbarim të programit u shpërndanë disa pako ndihme dhe lule për gratë dhe nënat e pranishme me urimin që kjo ditë të sjellë lumturi dhe paqe në familjet e tyre.

Festohet_8_Marsi ne_medresene (1) Festohet_8_Marsi ne_medresene (3) Festohet_8_Marsi ne_medresene (4) Festohet_8_Marsi ne_medresene (5) Festohet_8_Marsi ne_medresene (6) Festohet_8_Marsi ne_medresene (7) Festohet_8_Marsi ne_medresene (8) Festohet_8_Marsi ne_medresene (9) Festohet_8_Marsi ne_medresene (10) Festohet_8_Marsi ne_medresene (11) Festohet_8_Marsi ne_medresene (12) Festohet_8_Marsi ne_medresene (13) Festohet_8_Marsi ne_medresene (14) Festohet_8_Marsi ne_medresene (15) Festohet_8_Marsi ne_medresene (16) Festohet_8_Marsi ne_medresene (17) Festohet_8_Marsi ne_medresene (18) Festohet_8_Marsi ne_medresene (19) Festohet_8_Marsi ne_medresene (20) Festohet_8_Marsi ne_medresene (21) Festohet_8_Marsi ne_medresene (22)