Fillimi i vitit shkollor 2015 – 2016

Ashtu si në të gjitha shkollat e vendit edhe medreseja e Tiranës hapi dhe mirëpriti me gëzim nxënësit e saj. Intesiteti i punës dhe i aktiviteteve filloi që ditën e parë të këtij, ku në kuadrin e fillimit të vitit të ri shkollor u organizuan aktivitete të ndryshme.

Ceremonia për fillimin e vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në medresenë e Tiranës u organizua ceremonia e mirëseardhjes për nxënësit, veçanërisht për nxënësit e klasave të gjashta dhe të dhjeta që janë nxënësit më të rinjë të kësaj shkolle.

Në fjalën përshëndetëse, drejtori i shkollës Z. Omer Çalësh pasi u uroi mirëseardhjen dhe suksese nxënësve dhe mësuesve u rikujtoi të pranishmëve vlerat dhe misionin e të qënit medresist.

Seminar orientues për nxënësit e klasave të dhjeta

Në kuadër të përshtatjes sa më të shpejtë dhe integrimit të nxënësve të rinjë me shokët e tyre për klasat e dhjeta u mbajt një seminar trajnues ku u shpjeguan disa nga rregullat e shkollës dhe mënyra e funksionimit të saj. Në fund të seminarit për nxësësit e rinjë u pre torta e mirëseardhjes.

Mbledhje e përgjithshme e stafit pedagogjik dhe seminar orientues.

Për një punë sa më cilësore dhe për arritjen e synimeve të larta u mbajt një seminar trajnimi me stafin pedagogjik të kësaj medreseje, ku u trajtuan tema të ndryshme për implementimin e metodave bashkëkohore në lidhje me mësimdhënien dhe mësimnxënien.

Gjithashtu stafi u njoh me axhendën afatshkurtër e afatgjatë për këtë vit shkollor dhe synimet që priten të realizohen gjatë këtij viti.

Në fund të aktivitetit për të gjithë të pranishmit u mbajt një koktejl.

Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (1) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (2) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (3) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (4) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (5) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (6) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (7) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (8) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (9) Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (10)  Fillimi i vitit shkollor 2015 - 2016 Medreseja e Tiranes (12)