Filluan Regjistrimet në Medresetë tona

Kanë filluar regjistrimet për provimin e pranimit në të gjitha medresetë për vitin shkollor 2013-2014. Medreseja e Tiranës, Korçës, Cërrikut ( Elbasan ), Beratit e Kavajës do të zhvillojnë provimin e pranimit në ambientet e tyre më dt: 12.05.2013
Medresetë me modelin e tyre të arsimit, edukimit dhe sukseset e njëpasnjëshme, kanë kaluar shkollat dhe kolegjet privatë në Shqipëri, me mësimdhënien e shkencave ekzakte në gjuhën angleze dhe me zhvillimin e mësimit në tre gjuhë të tjera si turqisht, arabisht, shqip, i ka shtuar vlerat dhe ka pasuruar me sukseset e tij historinë e arsimit shqiptar.
Me ambientet e tyre sociale e komode të kompletuara me të gjitha kushtet bashkëkohore, konviktet e medreseve kanë krijuar mundësinë që nxënësit e largët të mos kenë problem akomodimi, sepse ky shërbim së bashku me tre vakte ushqim i bën studentet të ndjehen si në familjen e tyre.
Medresetë me sukseset e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare janë bërë krenaria e Shqipërisë.
E ardhmja varet nga përgatitja e brezave të arsimuar dhe edukuar mirë.
Për tu regjistruar në provimin hyrës në medresetë tona mund që të bëni regjistrimin nëpërmjet internetit dhe nëpërmjet numrave kontaktë.

 
http://medresejatirane.com/regjistirimi/

http://www.mkorces.org/regjistirimi/

http://www.medresejaberat.com/regjistirimi/

http://medresejakavaje.com/regjistirimi/

http://www.medresejacerrik.com/regjistirimi/

1

529182_551807168197537_378004424_n