Finalja e Kupës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Kavajës
Në kuadrin e muajit të pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe Kavajës u mbajtën një numër i ndryshëm aktivitetesh sportive që u kurorëzuan me finale midis Gjimnazit Aleksandër Moisiu dhe Medresesë Hafiz Ali Korça që u luajt në stadiumin BESA. Ndeshja ishte e bukur dhe korrekte me shumë raste për të dyja skuadrat. Ndeshja përfundoi me fitoren e Gjimnazit Aleksandër Moisiu me rezultat 3-0. Pas përfundimit të ndeshjes u ndanë certifikata për skuadrën e vendit të parë dhe të dytë.