Foshnja
Gruaja e re ishte magjepsur perballe bukurisë së foshnjës. Foshnja, e cila dukej si një kartolinë, me floket e verdha kaçurrela, syte e medhenj të kalter dhe buzët e vockla të kuqe, per gruan ishte vogëlushja më e dashur zë kishte pare ndonjëhere. U përkul per t’i puthur me kenaqësi faqet e saj të mëndafshta dhe per të thithur aromen e Xhenetit.
– Mos më prek! – u dëgjua një zë. – Ti s’ke të drejtë të më perkëdhelësh!
Gruaja u zmbraps me frikë dhe shikoi rreth e rrotulL s’kishte tjetër njeri veg saj dhe foshnjës. Kur dëgjoi sërish të njëjtin zë, u kthye nga foshnja. Aman o Allah! Megjithëse dukej se ishte e porsalindur, ajo po fliste.
Nuk dua të me afrohesh! – vazhdoi foshnja. – Largohu menjëherë nga une!
Gruaja e përmblodhi pak veten e tha:
– Fëmijët tañë jane djem. Edhe ata jane të bukur, por va-jzat jane ndryshe, prandaj desha të të puth.
– S’mund të më puthësh! – tha duke qarë foshnja. – Edhe uñë s’mund të të puth ty.
– Pse? – pyeti gruaja. – Pse s’mund të më puthësh?
– Arsyen e kësaj duhet ta dish ti! – iu përgjigj ajo. Men-dohu dhe patjetër që do ta gjesh.
Duke u munduar të kujtonte se ç’kishte ndodhur, er-dhi në vete. Ndodhej në dhomën më luksoze të një spitali privat dhe i përzihej stomaku nga narkoza. Doktori i ri, mik i familjes së tyre, i zgjati grúas një tufë me lule dhe i tha:
– Të shkuara zonjë. Aborti kaloi me sukses. Hë…! Se mos harroj, ishte “vajzë”.