Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë së bashku!

 

Medreseja e Tiranes me date 12.10.2013 me rastin e festes se Kurban Bajramit organizon programin fetaro-kulturor per femijet e jetimores Zyber Hallulli. Sot ka ardhur nje kohe e veshtire. Nuk eshte e thjeshte ti mbijetosh rrjedhes se kesaj bote kaq te eger dhe te ashper, kthetrat e se ciles kercenojne me se shumti te pambrojturit, te varferit dhe sidomos jetimet. Ata jane ndryshe. Ata kane nevoje me shume se kushdo tjeter per mbrojtje, kujdes, ngrohtesi dhe meshire. Zemra e tyre ka nevoje per dashurine e nenes, per mbeshtetjen e babait. Vuajtja e tyre kushton me shume se cdo gje tjeter, prandaj dhe lumturia e tyre duhet te jete mbi cdo objektiv tonin.

Sa bukur qe ka thene Profeti yne (s.a.s) “ Mbaje afer vetes jetimin, perkedhelja koken, ftoje ate ne sofren tende dhe keshtu, zemra do te te zbutet dhe nevojat do te te plotesohen”. Duke u nisur nga kjo fjale e arte e Profetit tone (s.a.s) dashuria per jetimin na ben qe keta femije te dashur t`i bejme pjese te jetes sone.   Ata tashme nuk jane vetem femijet e nje jetimoreje ne Tirane, por jane edhe pjese e familjes tone te madhe, “Medresese se Tiranes”.

Nje buzeqeshje per ta do te thote shume, nje ndihme e vogel mund t`i gezoje pa mase, ja pra edhe ne duke dashur qe fytyrat e tyre te jene gjithmone te qeshura, syte e tyre te shkelqejne nga gezimi, lumturia dhe hareja te mbizoterojne perhere ne jeten e tyre, beme te pamunduren per t`u ofruar atyre nje atmosfere ndryshe nga heret e tjera. Si cdo femije qe ne prag feste pret me padurim dhurate nga familja edhe ata arriten te gezonin bashke me ne, ne vigjilje te Kurban Bajramit. Keto dhurata nuk ishin thjesht simbolike por ne te njejten kohe edhe nje nevoje per ta ne keto dite te ftohta Tetori.

Lumturia me e madhe eshte kur ate e ndan me te tjeret e vecanerisht me keta femije te pafajshem, gonxhet e se ardhmes. Programi i pergatitur per ta i  preku pa mase. Pame lote qe rrodhen kur degjuan historine e Ibrahimit dhe Ismailit (a.s), u bashkuan me nxenesit tane ne oborrin e shkolles, drekuam te gjithe se bashku. Sa atmosfere paqesore dhe caste te kendshme! Allahu na e mundesofte serisht nje kenaqesi te tille!

 

TIRAN (17) TIRAN (16) TIRAN (15) TIRAN (14) TIRAN (13) TIRAN (12) TIRAN (11) TIRAN (10) TIRAN (9) TIRAN (8) TIRAN (7) TIRAN (6) TIRAN (5) TIRAN (4) TIRAN (3) TIRAN (2) TIRAN (1)