Iftar me Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Në vazhdën e traditës së bukur të afirmuar tashmë në Medresenë e Tiranës, më datë 23 Korrik u shtrua një iftar për stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Në këtë iftar na nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla, Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit Z. Rauf Demiraj, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar pranë kësaj ministrie Znj. Zamira Gjini, pjestarë të kabinenit të kësaj ministrie dhe stafi i saj.
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit u theksua toleranca fetare ne vend dhe mbështetja për një arsim sa më cilësor, ndërsa drejtori i shkollës Z. Omer Calis theksoi domethënien dhe mesazhin që përcjell muaji i bekuar i Ramazanit.