Iftar me Tarikate të ndryshme

Medreseja e Tiranës, në vazhdën e traditës së bukur të formuar tashmë prej vitesh, për organizimit e iftareve të ndryshëm, për pjestarë dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë Shqiptare, shtroi një iftar për përfaqësuesit dhe pjesëtarët e tarikateve të ndryshme prezentë në Tiranë.

Të pranishëm në iftarin e shtuar në ambientet e Medresesë së Tiranës, ishin Nënkryetari i KMSH z. Ali Zaimi, Drejtor i Burimeve njerëzore pranë KMSH z. Dorian Demetja, Sekretar i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve z. Syrja Xhelaj, udhëheqës dhe përfaqësues të tarikateve Rufai Shejh Qemaludin Reka dhe Kadri z.Bujar Ali Horasani, pjestarë të tarikateve të ndryshme, të ftuar të ndryshëm, etj…

Në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, Nënkryetari i KMSH z. Ali Zaimi përshkroi vlerat e pafundme të muajit të bekuar të Ramazanit dhe u uroi atyre një agjërim të lehtë, të begatë dhe të pranuar!

Iftar me Tarikate te ndryshme (1) Iftar me Tarikate te ndryshme (2) Iftar me Tarikate te ndryshme (3) Iftar me Tarikate te ndryshme (4) Iftar me Tarikate te ndryshme (5) Iftar me Tarikate te ndryshme (6) Iftar me Tarikate te ndryshme (7) Iftar me Tarikate te ndryshme (8) Iftar me Tarikate te ndryshme (9) Iftar me Tarikate te ndryshme (10) Iftar me Tarikate te ndryshme (11) Iftar me Tarikate te ndryshme (12)