Iftar në ambientet e Medresesë
Në datën 17 Korrik u organizua një iftar në bashkëpunim të Komunitetit Musliman të Shqipërisë me Fondacionin SEMA në ambientet e Medresesë së Tiranës. Në iftar ishin të ftuar rreth 300 banorë të zonës përreth. Përpara hapjes së iftarit u dha një shfaqje e shkurtër nga nxënësit e Medresesë. Programi filloi me leximin e Kur’anit Famëlartë dhe vazhdoi me disa ilahi te kënduara nga kori. Në perfundim u falenderuan të ftuarit për pjesmarrjen dhe u urua nje agjerim sa me i lehte dhe nje Ramazan i begatë. Me thirrjen e ezanit filloi iftari dhe u shpreh dëshira për takime dhe iftare te tjera të tilla.