Iftarët E Medresesë (IFTAR ME KRYETARËT E TARIKATEVE)

Gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, Medreseja e Tiranës vazhdon traditën e saj në shtrimin e iftarevë te shumtë. Në këtë Iftar të shtruar në ambjentet e oborrit të shkollës, morën pjesë: Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Skënder Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, gjithashtu  ishte i ftuar edhe z.Bujar Ali Horosani, kryetari i Tarikatit Kadiri, si dhe kryetari I Tarikatit Ehli Bejt, z. Qemaludin Reka.

Si gjithmonë, muaji i shenjtë i Ramazanit arrin t’i bashkojë njerëzit në një sofër të përbashkët dhe t’i solidarizojë ata mes njëri-tjetrit. Ishte një atmosferë shumë e bukur, plot hare, teksa shihje agjëruesit të cilët, pas një dite  të gjatë sakrifice dhe devotshmërie, shijonin ushqimin e bereqetshëm dhuruar nga mirësia e Allahut dhe, në harmoni me njëri tjetrin, përhapnin aromë paqeje dhe mirëkuptimi.

DSC_0003 DSC_0014 DSC_0048 DSC_0050 DSC_0063 DSC_0066 DSC_0069 DSC_0072 DSC_0094 DSC_0095