Ilaçet e vazhdueshme nuk e kurojnë migrenën

Krizat e migrenës mund të lehtësohen dhe minimizohen me ndihmën e ilaçeve.

Por nëse dhimbjet e kokës shpeshtohen, ilaçet nuk bëjnë asnjë efekt. Specialistët pohojnë se të sëmurët të cilët nuk qetësohen me ndihmën e ilaçeve, mund të aplikojnë kurën neurale dhe atë  akupunture.

Ja disa nga shenjat e migrenës: dhimbje e gjysmës së kokës, të vjella, përzierje, ndjeshmëri e lartë ndaj zërit dhe dritës. Por dhimbja mund të mos prekë vetëm gjysmën e kokës.

Krahas kësaj duhet të vlerësohet edhe shkalla e dhimbjes nëse ajo të pengon apo jo në vazhdimin e punëve të përditshme. Ekzistojnë dhe kriza të cilat zgjasin nga 3-4 orë deri në 3 ditë.

/Start/Drita Islame/Fondacioni Sema/