Java e Anglishtës ( Welcome to the English Week ) 13.12.2013
Edhe këtë vit në shkollën tonë u organizua Java e Gjuhës Angleze. Gjatë kësaj jave nxënësit përgatitën postera të ndryshme në lidhje me vëndet anglishtfolëse, morën pjesë në kuice dhe në gjëegjëza të ndryshme (të gjitha keto në gjuhën angleze).
Ditën e enjte u zhvillua dhe konkursi final midis klasave të 10ta. Ndërsa nxënësit e klasave të 11ta, të ndarë në grupe, kishin përgatitur video në te cilat shfaqeshin duke biseduar rreth tematikave të ndryshme. Në fund të programit u shpall videoja më e mire e grupit të pare në klasën 11A.