Java e Biologjisë (FOTO LAJM)

Një prej javeve të lëndëve shkencore është edhe java e biologjisë, e cila u zhvillua ne mënyrë të mahnitshme në shkollën tonë. Qëllimi ynë në këtë jave ishte të tregonim fytyrën sublime të biologjisë. Ky aktivitet konsistonte në paraqitjen e projekteve ne postera ku nxënësit kishin kombinuar aftësitë e tyre me mjeshtërine dhe mrekullitë e dhuruara prej Allahut.

Rreth 60 projekte 3D, ose të bëra me dorë, nga klasat e 10-ta dhe të 11-ta, u nxorën në ambjentet e shkollës për  tua prezantuar të ftuarve dhe komunitetit të shkolles. Ne ftuam edhe mësues të lëndës së biologjisë nga shkollat e tjera të Tiranës, për të pasqyruar punën e nxenësve dhe për tu njohur më mirë me njëri-tjetrin. Për këtë ne vizituam shkollat e Tiranës dhe caktuam takimë në shkollën tone. Në keto takime u diskutuan tema rreth biologjisë, panairit të shkencës dhe metodave për nje mësimdhenie sa më efikase në lëndën e biologjisë. Në fund u zhvillua një program për nxënësit në sallën e konferencave duke e mbyllur kështu javen e bukur dhe interesante të biologjisë…