Java e Kura’nit

Në Medresenë Hafiz Ali Korça të qytetit të Kavajës nxënësit kanë organizuar Javën e Kur’anit Kerim. Nxënësit në këtë event kanë përgatitur projekte të ndryshme në lidhje me Kur’anin. Projektet e përgatitura nga nxënësit janë vendosur në formë ekspozite në këndet e klasave dhe në korridoret e shkollës. Punimet e nxënësve përveç njohurive që mbajnë, me larmin e ngjyrave të tyre i kanë dhënë shkollës një bukuri të veçantë. Projektet e punuara iu japin nxënësve njohuri të reja dhe i zhvillojnë ata në aspektin kulturorë. Në këtë javë u bënë edhe konkurse të ndryshme, si për shembull konkursi që u zhvillua në mes klasave të njëmbëdhjeta ku fituese doli klasa e XI A.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC