Java E Matematikes Ne Medrese

Kur përmendet fjala “Matematikë” të vijnë në mendje vetëm llogaritje, shumëzime, pjesëtime dhe zbritje.

Për ta bërë këtë lëndë sa më të dashur dhe zbavitëse për nxënësit, shkolla jonë organizoi një aktivitet të titulluar “Java e Matematikës”.

Kjo javë ishte e mbushur me lojëra të ndryshme si Sudoku, një lojë që vë në provë zgjuarësinë dhe shkathtësinë e  individit, Tangram, Puzzle, Mos u nxeh etj.

Aktiviteti kryesor u organizua më 14 Mars, I cili bëri që nxënësit, nga argëtimet që iu ofruan atë ditë, ta shohin matematikën nga një këndvështrim më interesant, më të bukur dhe më shlodhës.

Ky ishte një motivim p maturanët, por edhe për nxënësit dhe mësuesit e tjerë duke e parë matematikën jo më me një sy skeptik, por si një lëndë me plot mistere zbavitëse.