Jemi dhe ne
Më datë 25.05.2014 nxënëset e klasave të 10-C/D në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-se në Tiranë, organizuan një program me temë “Jemi dhe NE”. Në këtë program nxënëset e këtyre klasave prezantuan disa projekte të tyre.
Ndër temat e trajtuara ishte edhe dhembshuria ndaj jetimëve. Për një trajtim sa më të larmishëm të kësaj teme disa nga nxënëset e këtyre klasave kishin vizituar edhe ambientet e një jetimore në Tiranë. Videot dhe fotot e bëra në ambientet e jetimores, prekën së tepërmi nxënësit e pranishëm.
Koordinatori i këtij projekti Z. Shefqet SHYTI në fjalimin e tij falenderues ndër të tjera shtoi se, shkolla si Medreseja e Tiranës me objektiv kryesor dhembshurinë ndaj qënies njerëzore ndikojnë pozitivisht sado pak në uljen e dhimbjeve të shkaktuara nga shkaqe natyrore.
Në mbyllje të programit nxënëseve të këtyre klasave në shenjë simbolike iu dha një çertifikatë mirënjohjeje nga koordinatori i këtij projekti Z. Shefqet SHYTI.