Kampi i Olimpiadës

Nxënësit që studiojnë në medresetë që janë në varësi të KMSH dhe Fondacionit “Sema” kanë qëndruar 3 ditë në qytetin e Kavajës dhe të Elbasanit për t’u përgatitur për Olimpiadë.

Kështu nxënësit që studiojnë në medresetë e Tiranës,Elbasanit,Korçës, Kavajës dhe Beratit të cilët janë përzgjedhur për të marrë pjesë në olimpiada, në datat 12-14 dhjetor 2014, janë mbledhur të gjithë bashkë dhe për 3 ditë janë përgatitur në këtë kamp olimpiade.

Në këtë kamp përveç shpjegimit të mësimeve ka pasur edhe aktivitete sociale dhe kulturore. Nxënësit u përgatitën në këtë kamp, ku morali dhe motivimi është i lartë për olimpiadat kombëtare në lëndët : matematikë,fizikë,kimi,biologji dhe informatikë. Përveç lëndëve që u përmendën më sipër ata u përgatitën edhe për lëndën e turqishtes.

Siç e dimë, çdo vit në Turqi organizohet festivali ndërkombëtar i gjuhës turke ku nxënësit tanë marrin pjesë në zhanerat si këngë ,poezi dhe kthehen në Shqipëri me medalje ari. Në festivalin e fundit nxënësit tanë arritën të fitonin vendin e parë.

Nxënësit u përgatitën edhe për olimpiadat e lëndëve fetare si Kur’an, Fik’h, Akaid dhe Arabisht që organizohen çdo vit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndërmjet medreseve.

Gjithashtu në këtë kamp, nxënësit dhe mësuesit zhvilluan më tej projektet me të cilat ata do të garojnë në olimpiada ndërkombëtare në lëndët fizikë dhe informatikë. Në vitet e fundit, nxënësit tanë kanë marrë pjesë në olimpiada të tilla projekti veçanërisht në SHBA, Rumani, Azerbajxhan dhe Gjeorgji dhe janë kthyer me medalje argjendi dhe bronzi.

Në ditët në vazhdim do të organizohet edhe një kamp mature ku nxënësit do të përgatiten dhe do të konsultohen me mësuesit e tyre për provimet e maturës shtetërore.

Kampi i Olimpiades  (1) Kampi i Olimpiades  (2) Kampi i Olimpiades  (3) Kampi i Olimpiades  (4) Kampi i Olimpiades  (5) SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC