Kampionati i futbollit në Medresenë e Tiranës
Në datë 18.02.2014 në Medresenë e Tiranës u luajt ndeshja e parë e futbollit për kampionatin e nisur. Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjitha klasat, nga klasa e shtatë në atë të dymbëdhjetë. Ku secila klasë do të ndeshet me klasën paralele. Ky kampionat u fillua dje me ndeshjen midis klasës së 7-a dhe 7-b. Në këtë ndeshje dominoi klasa e 7-a me rezultatin 7-2.
Shpresojmë dhe besojmë që ndeshjet në vijim do të përcjellin akoma më shumë emocion dhe spektakël.