Kampionati Mini Kalçeto në Medresenë e Beratit

Medreseja e Beratit (1)

Në vazhdimësi të aktiviteteve të medresesë së Beratit, gjatë tre javëve të fundit u zhvillua kampionati mini kalçeto mes klasave të dy viteve. 45 nxënës u aktivizuan dhe u ndanë në nëntë ekipe të cilat u ndeshën me njëra – tjetrën përgjatë fazës eliminatore. Pas rezultateve të larmishme në këtë fazë arritën të kualifikoheshin në gjysmëfinale nga në skuadër përfaqësuese e çdo klase. Për në finale u kualifikuan skuadrat e viteve të dyta. Në renditjen përfundimtare në vendin e katër u kualifikua 10 – A, në vendin e tretë 10 – B, në vendin e dytë 11 – B dhe skuadra më e suksesshme doli klasa 11 – A.