Këndi i leximit
Qeveria e nxënësve e Medresesë së Tiranës “H. Mahmud Dashi” ka ndërmarrë një nismë motivuese dhe nxitëse për leximin e librit nën moton “unë lexoj”. Janë caktuar edhe ambjente të posaçme, në formatin e këndit të leximit, për të lexuar në oraret e pushimit, ose pas mësimit në mjediset e shkollës. Të gjithë nxënësit janë të mirëpritur të ndajnë përshtypjet e tyre mbi librat që janë duke lexuar.