Këtë Javë Në Medresene e Tiranes U Zhvillua Java e Anglishtes
Pati shumë konkurse mes klasave dhe aktivitete të ndryshme. Një nga aktivitete e shumta ishte debate që u zhvillua mes nxënësve të klasës së 11-të. Debate me temë “A munden njerëzit të ndryshojnë” ishte mjaft interesant.
A munden njerëzit të ndryshojnë?
Vetë pyetja ka një kleçkë. Në fakt duhet përkufizuar fjala “ndryshim”. Në shikim të përgjithshëm ndryshimi është kudo. Që nga fëmijëria deri në adoleshencë ndryshimi është i dukshëm. Askush nuk është i njëjtë. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë ndryshojnë.
Konkretisht le të marrim një të ashtëquajtur “rracist”. Një rracist që nuk e shpreh ndjenjën e tij të urrejtjes dhe një rracist që e ka këtë ndjenjë dhe e manifeston atë. Ndonëse ndryshimi midis tyre në karakter është i njëjtë, përsëri ka ndryshim midis tyre.
Shembujt e njerëzve që janë të droguar, apo të alkolizuar, dhe më pas janë reabilituar janë të shumtë. Ata kanë arritur të ndryshojnë dhe të bëjnë diçka për jetën e tyre.
Sipas meje shprehja: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e ndërron” nuk vlen, ose të paktën jo në shumicën e rasteve.
Ndryshimi për njeriun përbën shpresën dhe nëse do t’i merret shpresa, për të jeta nuk ka vlerë.