Klasat e 12-ta, piknik në Divjakë

Ishte një ditë e bukur me diell, ku klasat e 12-ta vendosën të bënin një piknik. Edhe pse në një kohë te shkurtër, nxënësit u bënë gati dhe u organizuan sa më shpejt të mundeshin. Me ne erdhën edhe mësuesit kujdestar. Ata i drejtonin nxënësit në mënyre që çdo gjë të bëhej gati sa më shpejt. Nisja u bë në orën shtate nga shkolla. Autobusi ishte modern me televizor dhe me ajër te kondicionuar. Gjatë rrugës nxënësit bënin muhabet, disa këndonin ose dëgjonin muzikë me kufje. Gjatë rrugës ne bëmë vetëm një ndalesë. Pasi arritëm në Divjakë u nisëm drejt bregut të detit, ku luajtëm futboll, volejboll deri sa u lodhëm. Dreka ishte e shpejtë, pasi ushqimi nuk ishte edhe aq i rëndësishëm, sepse vëmendja jonë ishte diku tjetër. Pas drekës, ne bëmë një xhiro për tu qetësuar dhe shplodhur për të qenë gati për kthim. Edhe kësaj rradhe udhëtimi nuk qe i mërzitshëm pasi ishim të gjithë së bashku me njëri-tjetrin. Kjo ditë ishte një nga ditët më të bukurat që kemi kaluar si klasa.

Erind Muçagllava 12 – B

Klasat_e_12-ta_ piknik (1) Klasat_e_12-ta_ piknik (2) Klasat_e_12-ta_ piknik (3) Klasat_e_12-ta_ piknik (4) Klasat_e_12-ta_ piknik (7) Klasat_e_12-ta_ piknik (8) Klasat_e_12-ta_ piknik (9) Klasat_e_12-ta_ piknik (12) Klasat_e_12-ta_ piknik (13) Klasat_e_12-ta_ piknik (14)