KMSH: Kurban Bajrami më 25 tetor 2012

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton mbarë opinionin publik se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë ditën e enjte datë 25 tetor 2012.

Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit për besimtarët e Tiranës do të organizohet në orën 07:44 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (në segmentin para ish Hotel Dajtit).

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i uron mbarë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Kurban Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja.

 

/Drita Islame/