Konferenca e 3-të ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-tin vit radhazi konferencën ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë: “Turqishtja në Europë”. Ceremonia e hapjes së  konferencës u mbajt në ambientet e shkollës, ku morën pjesë mbi 100 referues nga 11 shtete të ndryshme të botës, dhjetëra akademikë, si edhe një numër i konsiderueshëm të ftuarish. Konferenca do të vazhdojë punimet e saj në datat 30 tetor – 1 nëntor.

Tashmë e kthyer në një traditë akademike, kjo konferencë  u përshëndet nga përfaqësuesi i Universitetit Johanes Gutenberg- Mainz, Dr. Julian Rentzsh, drejtori përgjithshëm i revistës “Yağmur” në Turqi, Dr. Hasan Gökçe, rektori i Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, si edhe nga dekani i Fakultetit të Edukimi, Prof. Assoc. Dr. Ahmet Ecirli.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Dr. Julian Rentzsh, pasi shprehu kënaqësinë e të qenurit bashkëpunues në mbarëvajtjen e kësaj konference, u ndal në rëndësinë e përdorimit të metodave të reja në mësimin e gjuhës turke, si edhe në aktualitetin e sotëm të kësaj gjuhe në Europë.

Rektori i Bedër, Dr. Gjana, pasi shprehu kënaqësinë e mikpritjes të një numri kaq të madh pjesëmarrësish në këtë konferencë, u ndal në rëndësinë që i kushton Bedër, kërkimit shkencor. Ai njohu të pranishmit me ecurinë e Bedër dhe me strategjinë e zhvillimit të këtij institucioni.

Pas ceremonisë së hapjes, konferenca vazhdon aktivitetin e saj në dy ditët e ardhshme, ky referuesit do të paraqesin punimet e tyre shkencore në  sesione të ndryshme.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *