Konkurs eseje “Nëna, mësuesi i parë”

Më datë 28.02.2015, në mjediset e shkollës sonë u zhvillua një konkurs eseje, që kishte për tematikë festat e 7-8 Marsit. Pjesëmarrja e nxënësve të klasave të nënta në këtë konkurs ishte mjaft e lartë. Kjo gjë lidhet me mundësitë që krijon shkolla jonë për të gjithë ata nxënës të cilët kërkojnë të matin aftësitë e tyre në procesin e të shkruarit, sidomos në llojin e shkrimit të esesë. Gjatë zhvillimit të konkursit të esesë binte në sy korrektësia, serioziteti dhe përqendrimi maksimal i të gjithë nxënësve për kryerjen me sukses të kësaj pune me shkrim. Ky konkurs ishte në kuadrin e aktiviteteve të larmishme që zhvillon shkolla jonë, e cila iu krijon mundësinë të gjithëve, mjafton ta shfrytëzojnë atë duke shfaqur talentin e tyre.
(Fituesit e konkursit do të shpallen më 6 mars 2015)

Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (1)  Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (3) Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (4) Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (5) Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (6) Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (7) Konkurs eseje Nena, mesuesi i pare (8)