Konkurs

Më 2 Shkurt 2012 me rastin e Ditëlindjes së Profetit Muhammed (s.a.s) pra ardhjes së tij në dynja më 1441 të muajit Rebiul-evvel, në natën e 12 që quhet ndryshe “Dita e Kandilit” në Medresenë e Tiranës u përgatet një konkurs.

Në këtë konkurs u bënë pyetje mbi jetën e Profetit (a.s) dhe ndriçimin e kësaj bote me ardhjen e tij.

Qëllimi i konkursit ishte freskimi i të dhenave që kemi për Profetin(a.s) mësimi i gjerave të paditura rreth tij si dhe transmetimi i dijes tek të tjeret. Në këte konkurs që organizuam konkuruan vajzat e klasës së njëmbëdhjetë(11).

Në konkurs u pranuan 3 grupe nxënësish me nga 3 persona për grup.Çmimet dhe pyetjet u vendosen brenda tullumbaceve.Sipas radhes secila nga konkurueset zgjidhte nje tullumbace e plaste dhe i jepte pergjigje pyetjes që ndodhej brenda saj.Nese pergjigja qe jepte ishte e sakte merrte dhuraten qe ndodhej te tullumbacja.