Konkursi i Kuranit në Kuvajt

Nga data 11-18 prill në Kuvajt u zhvillua konkursi i tretë ndërkombëtar i Kuranit të madhërishëm. Pjesëmarrësit vinin nga 56 shtete të ndryshme të botës. Këtë rradhe edhe Shqipëria u bë pjesë e këtij aktiviteti me dy përfaqësues nga medreseja e Tiranës; Enes Hyka për hifzin e Kuranit dhe Jusuf Belsha për tilavet (lexim Kurani), te shoqeruar nga mësuesi i lëndëve pëkatëse, Habib Kahraman. Konkursi ishte tepër i fortë dhe u zhvillua në tre kategori:

Hifzi i gjithe Kuranit

Lexim Kurani

Hifzi i gjithe Kuranit me 7 kiraate.

Ishte një përfaqësim i denjë i Shqipërisë, pasi konkurrentët tane moren çmim inkurajues duke ngritur emrin e vendit tonë por dhe të medresesë së Tiranës  në rangje ndërkombëtare.

Kuvajti,një nga shtetet me te spikatura te Gjirit Persik,na mahniti me bukuritë e tij. Patëm shansin të vizitojmë Muzeun e anijeve antike, Muzeun e artit,Qendrën per Studime Shkencore, kullat më të njohura, xhamitë e ndritura  si dhe shumë vende të tjera te njohura. Ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe me lejen e Allahut xh.sh. shpresojmë që Shqipëria të përfaqësohet më denjësisht në konkurse të tjera ndërkombëtarë.