Konkursi I revistes Drita Islame

Një fjalë e urtë thotë: Ne nuk mësojmë vetëm nga librat, por edhe nga rreshtat, madje edhe nga një fjalë e vetme. Kështu që vendosëm të organizojmë një konkurs me pyetje nga revista “Drita Islame”. Pyetjet ishin përgaditur mbi numrin e revistës së muajit Mars. Në konkurs morën pjësë 7 grupe, me nga tre nxënës secili grup.

Kishte një përfshirje të mirë nga të gjithë nxënësit, të gjithë tregonin interes dhe ishin të përgaditur. Gjatë konkursit kishte shumë rivalitet dhe grupet ishin shumë afër njëri-tjetrit me pikë. Pyetjet e fundit ishin vendimtaret për të përzgjedhur fituesit. Në bazë të rradhitjes pat edhe dhurata të veccanta. Për grupet fituese të vendit të tretë, dytë dhe të parë u dhanë dhurata.

Ishte një konkursë modest por shumë I bukur. Te gjithë dolën të kënaqur dhe u argëtuan shumë. Shpresojmë që në një të afërme shumë të shkurtë do të organizojmë përsësi konkurse të ndryshme.