Kontroll Shëndetësor në Medresenë e Korçës
Më datë 09,12,2014 ne Medresenë e Korçës u krye një kontroll dhëmbësh për nxënësit nga drejtoria e shëndetit publik të rrethit Korçë. Stafi i ardhur nga drejtoria shëndetit publik kontrolluan te gjithë nxënësit dhe u dhanë informacione në lidhje me gjendjen e dhëmbëve të tyre. Në të njëjtën kohë stafi i ardhur nga drejtoria e shëndetit publik mbajti shënime mbi gjendjen e dhëmbëve të çdo nxënësi dhe i ofruan atyre mjekim falas. Çdo nxënës mund ta marrë këtë mjekim duke u paraqitur pranë zyrave të drejtorisë së shëndetit publik te Korçës.