Konvergjenca e medias shqiptare, etika dhe besueshmëria

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër, zhvilloi Workshop-in me temë: “Konvergjenca e medias shqiptare, diskutim mbi etikën dhe besueshmërinë”.

Paneli i referuesve, i drejtuar nga Dr.Ramadan Çipuri, përbëhej nga përfaqësues të ndryshëm të mediave tradicionale e të reja, po ashtu edhe nga specialistë dhe studiues të fushës.

Gjatë fjalës së tij Z. Çipuri vlerësoi nevojën për një rikonceptualizim të masmedias dhe audiencave, varësisht kjo kushteve me të cilat po operojnë si mjetet e komunikimit masiv, po ashtu edhe audiencat.

Me rëndësi ishin vlerësimet e bëra mbi aspektin e etikës në mediat e reja, ku Prof.Dr. Briseida Mema, z. Erlis Çela e z.Emirjon Senja diskutuan për nevojën e domosdoshme të implementimit të kodeve të etikës, të një legjislacioni që do të rregullonte këto media etj.

Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve NOA, Z.Edison Kurani diskutoi në lidhje me çështjen e përdorimit të burimeve të informacionit, rëndësisë së tyre dhe mënyrës se si ato po përdoren nga portalet informative. Sipas tij, kjo vijon të jetë një problematikë serioze.

Ndërsa Z.Olti Curri diskutoi mbi fenomenin e komunikimit anonim në mediat sociale .

Për të vijuar më tej me Dr. Edlira Mali, e cila në referimin e saj diskutoi mbi metodat e përdorura nga kompanitë e ndryshme për tërheqjen e audiencave përmes rrjeteve sociale dhe mundësive të tjera që ofron interneti.

Dr.Arben Muka analizoi çështjen mbi përshtatjen e produktit radiofonik në kushtet e konvergjencës dhe zhvillimit të mediave të reja.

Aktiviteti vazgdoi më tej me komentet e pjesëmarrësve të tjerë si Z.Agim Baçi, Znj.Diana Kalaja, Znj.Suela Musta, Dr.Agron Tufa, etj.

Konvergjenca e medias shqiptare, etika dhe besueshmeria (1) Konvergjenca e medias shqiptare, etika dhe besueshmeria (2) Konvergjenca e medias shqiptare, etika dhe besueshmeria (3)

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *