Kreu Sejdini pret Mustafa Özcan, Drejtor i Fondacionit “Sema”, Turqi
200 pako me ushqime për familjet më në nevojë me rastin e Kurban Bajramit.
ELBASAN, 14 TETOR, 2013, – Në prag të festës së Kurban Bajramit, Kreu i Bashkisë Z.Qazim Sejdini, priti në një vizitë miqësore Kryetarin e Bordit Drejtues të Fondacionit “Sema” në Turqi, Z. Mustafa Özcan, Kreun e këtij fondacioni për Shqipërinë Z. Asim Budak, Rektorin e Universitetit Bedër në Tiranë, Dr. Ferdinand Gjana, Drejtorin e Medresesë “Iliria” në Elbasan Z. Yakup Şahin etj.
Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u fol për bashkëpunimet e deritanishme dhe konsolidimin e tyre të mëtejshëm, ndërsa Kryebashkiaku Sejdini i falenderoi miqtë turq për mbështetjen konkrete të dhënë, veçanërisht në fushën e shërbimit social.
Me rastin e Kurban Bajramit Fondacioni Sema dhe Bashkia Elbasan shpërndanë 200 pako për familjet më në nevojë të identifikuara nga Kujdesi Social i Bashkisë Elbasan.
http://www.elbasani.gov.al/web/Kreu_Sejdini_pret_Mustafa_Oezcan_Drejtor_i_Fondacionit_Sema_Turqi_948_1.php