Kryetari I Komunitetit Mysliman vizitoi Medresen e Elbasanit
Kryetari I Komunitetit Mysliman Z. Skënder Brucaj së bashku me gjithë delegacionin e tij vizituan Medresen e Elbasanit me kapusin modern dhe laboratorin e teknologjisë se fundit në qëndër te qytetit.
Kryetari I Komunitetit Mysliman në Medresen e Elbasanit u prit nga Kryetari I Fondacionit Arsimor SEMA Z. Asim Budak.
Drejtori I Medreses Z. Yakup Sahin bëri një prezantim të shkurtër rreth aktiviteteve të shkollës.
Kryetari I Komunitetit Mysliman tha se rëndësia e kësaj shkolle është kuptuar jo vetëm nga administrata vendore por edhe nga publiku I Elbasanit jo vetëm për degën e djemëve por edhe për nevojën e degës së vajzave.
Gjithashtu Kryetari I Komunitetit Mysliman shtoi se mundësia e Medreseve për Shqipërinë është shumë e mirë për rritjen e një brezi te edukuar me dijen fetare dhe dijen shkencore.