Kur’ani është ushqim për shpirtin

Kur’ani është ushqim për shpirtin, qetësi për zemrën dhe dritë për mendjen, kështu u shpreh nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, në programin e organizuar nga Medreseja e Tiranës për Kur’anin Famëlartë.

Ai shtoi më tej se nëpërmjet Kur’anit, Allahu e ngriti njeriun në pozitën e të qenit bashkëbisedues me të. “Shumë arritje, vlera e mirësi, që sot vlerësohen e duartrokiten në mbarë botën, si norma universale janë po ato që Kur’ani pati urdhëruar e këshilluar që në krye të herës. Profeti jonë thotë se më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe jua mëson atë të tjerëve. Ne sot jemi optimistë e plot shpresë sepse ka njerëz që e mësojnë Kur’anin dhe jua mësojnë të tjerëve”, nënvizoi z. Zaimi.

Programi festiv “Kur’ani Famëlartë, udhëzues dhe burim lumturie për mbarë njerëzimin”, pati këndim të ajeteve të Kuranit nga nxënësit e medresesë, interpretime të ndryshme ilahish, pjesë teatrale dhe poezi, të cilat paraqisnin vlerat e larta të Librit të Gjithësisë.

18 shkurt 2015

/Drita islame

Kurani eshte ushqim per shpirtin (1) Kurani eshte ushqim per shpirtin (2) Kurani eshte ushqim per shpirtin (3) Kurani eshte ushqim per shpirtin (4) Kurani eshte ushqim per shpirtin (5) Kurani eshte ushqim per shpirtin (6) Kurani eshte ushqim per shpirtin (7) Kurani eshte ushqim per shpirtin (8) Kurani eshte ushqim per shpirtin (9) Kurani eshte ushqim per shpirtin (10) Kurani eshte ushqim per shpirtin (11)