Kurban Bajrami 2014

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, si në gjithë qytetet e tjera, edhe në qytetin e Beratit u prit me shumë gëzim nga i gjithe populli dhe në veçanti nga besimtaret e qytetit të Beratit. Si vazhdim i traditës së viteve te mëparshme, edhe këtë vit Medreseja e Beratit në bashkëpunim me Myftinine e Beratit organizoi pritjet e Kurban Bajramit në ambjentet e Medresesë. U mirepritën vizitat e Kryetarit të Bashkisë z. Fadil Nasufi, Kryetarit të Partisë Demokratike në Berat z. Gazment Hazizaj, Kryetarit të Qarkut Berat z. Petrit Sinaj përfaqësuesve të Mitropolisë së Beratit, gazetarë, miq e te ftuar. Gjithashtu u mirëpritën edhe urimet e dhjetra qytetareve besimtarëve të qytetit te Beratit.
Dita e sotme filloj me faljen e namazit të Fitër Bajramit ku u mbajtën fjalime nga myftiu z. Murat Durro, dhe nga imami i Xhamisë së Plumbit z. Fatjon Nurçe. Pas faljes së namazit të gjithë besimtarët pershëndetën njëri tjetrin me urimet më të përzemërta. Në orën 10:00 – 12:00 u mirëpriten takimet në ambjentet e Medresesë.

Kurban Bajrami 2014 (1) Kurban Bajrami 2014 (13) Kurban Bajrami 2014 (14) Kurban Bajrami 2014 (17) Kurban Bajrami 2014 (19) Kurban Bajrami 2014 (21) Kurban Bajrami 2014 (25)