Kurban Bajrami 2015

Pas një sërë aktivitetesh të organizuara nga Medreseja e Tiranës për kurban bajramin, aktiviteti i rradhës ishte shpërndarja e disa ndihmave për nxënësit e verbër dhe fëmijët jetimë. Ashtu si çdo festë tjetër edhe në këtë festë të veçantë Medreseja nuk ka lënë pa kujtuar edhe këto dy shtresa në nevojë siç janë të verbërit dhe jetimët.

Një grup nxënësish nga Medreseja e Tiranës të shoqëruar nga zv. Drejtori Habib Kahraman kanë vizituar shkollën e nxënësve të verbër ku iu kanë shpërndarë dhuratat.

Ndërsa të afërmit e fëmijëve jetimë janë pritur pranë ambienteve të Medresesë së Tiranës. Në emër të drejtorisë së medresesë ka mbajtur një fjalim të shkurtër z. Rubin Gjeci i cili duke iu uruar kurban bajramin theksoi se Medreseja e Tiranës do bëjë c`mos që të jetë sa më pranë tyre.

 

Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(2) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(3) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(4) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(5) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(6) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(7) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(8) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(9) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(10) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(11) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(12) Kurban Bajrami Medreseja e Tiranes(13)