Kurban Bajrami në Medresenë e Korçës

Ditën e enjte, si gjithë bota islame, qyteti i Korçës kremtoi festën e Kurban Bajramit. Vizitat e rastit u bënë në Medresenë e Korçës, ku personalitete të ndryshme përfaqësues të administratës shtetërore, politikës, artit, kulteve fetare dhe besimtarë u mirëpritën nga myftiu i Korçës, Z. Qazim Muçi dhe drejtori i Medresesë Z. Sami İkiz. Ndër personalitet që uruan Kurban Bajramin ishin prefekti Z. Ardit Konomi, kryetarja e Qarkut Znj. Ana Verushi, Zv. kryetare e Bashkisë Korçë Znj. Benila Terova, kryetari i Bashkisë Maliq Z. Gëzim Topciu, drejtori i DAR Korçë Z. Kristaq Grabocka, kryetari i Partisë Demokratike Z. Andrea Mano dhe deputetët Z. Ilir Pendavinji dhe Z. Gjergji Papa.
Urojmë të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin! Sjelltë mbarësi, lumturi dhe suksese!

Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (1) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (2) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (3) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (4) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (5) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (6) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (7) Kurban Bajrami ne Medresene e Korçes (8)