Kurban Bajrami, vizitat (Medreseja e Beratit)

Medreseja e Beratit, në bashkëpunim me Myftininë e Beratit, organizoi pritjet me rastin e Kurban Bajramit.
Kryetari i Bashkisë Berat z. Fadil Nasufi, deputetët e qarkut Berat z. Fidel Ylli dhe z. Eduart Shalsi shprehën urimet më të përzemërta me rastin e Kurban Bajramit. Ata vlerësuan harmoninë fetare në qytetin e Beratit.
Edhe Prefekti i Qarkut Berat z. Sejfo Kapllani së bashku me Kryetarin e Qarkut Berat z. Petrit Sinaj dhe me deputetin e qarkut Berat z. Gledion Rehovica, uruan në këtë ditë të shenjtë gjithë besimtarët mysliman.
Kryetari i Partisë Demokratike në Berat z. Arenc Berati uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në këtë ditë të shenjtë, u mirëpritën vizita edhe nga përfaqësues të Mitropolisë së Beratit, drejtues të Tarikatit Rufai, përfaqësues të shoqatave të qytetit të Beratit, gazetarë, miq e të ftuar. Gjithashtu, u mirëpritën edhe urimet e qindra qytetarëve e besimtarëve të qytetit të Beratit.
Myftiu i Beratit z. Murat Durra, së bashku me drejtorin e Medresesë së Beratit z. Tolga Kazan, shprehën falënderime dhe mirënjohje për të gjithë të pranishmit dhe uruan gjithë besimtarët mysliman me rastin e Kurban Bajramit.