Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes!

Në pragun e festës së Kurban Bajramit Medreseja e Tiranës ka organizuar një program festiv ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit Shqiptar, përfaqësues të komuniteteve fetare në shqipëri si dhe drejtorë të shkollave të qytetit të Tiranës. Përveç këtyre ishin të pranishëm një numër i madh prindërish dhe nxënësish.

Programi nisi me leximin e Kur’anit famëlartë që u lexua nga ish nxënësi i medresesë së Tiranës Enes Hyka. Më pas programi vijoi me ilahi të ndryshme, kënduar nga nxënësit e Medresese, të cilat ishin kompozuar enkas për këtë program.

Pas disa ilahive të kënduara mori fjalën Drejtori i Medresesë z. Ömer Çalış, i cili i uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarve. Më tej në fjalimin e tij z. Çalış theksoi se Kurbani është simboli i heroizmit, sakrificës dhe bindjes, është një adhurim i cili na afron më shumë me Allahun dhe me njëri tjetrin.

Çalış vazhdoi fjalën e tij duke thënë:

“Atmosfera e Bajramit është atmosfera e dashurisë, begatisë dhe gëzimit. Gëzimet kur ndahen me të tjerët shtohen. Nëse diferencat në botëkuptimet tona do t’i kthenim në pika bashkëpunimi me njëri-tjetrin dhe nëse do të shpëtonim nga paragjykimet do të fitonim një pasuri të madhe. Në këtë botë të globalizuar paqja mund të fitohet vetëm me këtë filozofi. Jemi të lumtur që e ndajmë këtë ditë të veçantë me ju, miqtë më të dashur. Uroj që ky Bajram t’i sjellë Shqipërisë dhe gjithë botës lumturi dhe paqe. Gëzuar Bajramin. “

Në këtë program ishin të pranishëm Prefekti i Tiranës z. Sali Vorbsi, Kryetari i kulteve z. İlir Dizdari dhe zv. kryetari i KMSH z. Bujar Spahiu të cilët në fjalën përshëndetëse të tyre uruan të pranishmit dhe gjithë muslimanët ‘Gëzuar Kurban Bajramin’ si dhe vlerësuan punën e palodhshme të Medresesë së Tiranës.

Në fund të programit të ftuarit shijuan koktejlin dhe ushqimet e ndryshme që ishin pregatitur për këtë natë të veçantë.

Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (1) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (2) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (3) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (4) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (5) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (6) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (7) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (8) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (9) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (10) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (11) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (12) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (13) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (14) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (15) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (16) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (17) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (18) Kurbani, Simboli i Heroizmit, Sakrifices dhe Bindjes (19)