Kurbani

Festa e Kurban bajramit është e lidhur ngushtë edhe me Haxhin, i cili është obligim i pestë themelor i myslimanëve dhe paraqet ngjarje të adhurimit të Allahut, si dhe ngjarje e kontratave dhe tubimeve të myslimanëve.

Në ditën e tretë të Haxhit pritet kurbani, si një shprehje  përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit hyjnor. Veprim ky i cili nga kthen pas, shumë pas në kohë e na kujton sakrificën e hz. Ibrahimit dhe Ismailit. Ibrahimi ishte gati të sakrifikonte djalin në emër të bindjes dhe nënshtrimit ndaj urdhrave të Allahut për besimtarët.

Atë e bir në kulmin e përkushtimit e nënshtrimit nisën të çojnë në vend atë ç’ka u ish kërkuar, por Allahu nuk e do flijimin e robit të vet, ajo ishte një sprovë dhe ata e kaluan atë. Kujtimi i kësaj ngjarjeje të madhe lartohet si pishtar i bukurisë së bindjes dhe i madhështisë së përkushtimit, vijohet edhe sot e kësaj dite me therjen e Kurbanit.

Ky ritual zhvillon shpirtin e bindjes e të përkushtimit ndaj Allahut, njeriu përpiqet të verë në vend detyrën e mirënjohjes, i afrohet Allahut dhe kurbani i kthehet në shkak për këtë afri hyjnore. Ai nxit dhe zhvillon  shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes së njëri-tjetrit në shoqëri, kapërcimin e hendeqeve në mes shtresave shoqërore dhe në njohjen, afrimin dhe shkrirjen mes individëve të niveleve të ndryshme.

/Drita Islame/