Kurs përgatitor për maturën!

Në kuadër të përgatitjeve për Maturën Shtetërore Fondacioni Arsimor-Kulturor SEMA organizoi një kurs intensiv përgatitës në datat 30-01 Janar-Shkurt 2015 në Medresenë e Kavajës.

Kështu nxënësit e medreseve të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Kavajës zhvilluan orë mësimi shtesë për lëndët e Matematikës dhe Letërsisë.

Gjithashtu në këtë kurs intensiv nxënësit iu nënshtruan disa testimeve model me pyetje të përzgjedhura nga Matura Shtetërore ndër vite.

Në këtë kurs objektivat kryesore ishin motivimi i mëtejshëm i maturantëve tanë dhe progresi i tyre në provimet e maturës. Këto objektiva u përmbushën në sajë të interesit të lartë të nxënësve dhe punës se palodhshme të mësuesve. I falenderojmë mësuesit dhe nxënësit tanë për pjesëmarrjen e tyre.

Këto kurse do të ndiqen edhe nga kurse të tjerë në të ardhmen.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC