Kush na e tregon ne ekzistencën e Allahut?

Argumentet që na njohin ne me Allahun (xh. xh) janë të panumërt. Çdo qenie e re, mënyra se si lind apo formohet, rregullsia dhe harmonia e saj me qeniet e tjera na tregojnë për ekzistencën e Tij. Përveç këtyre, ka edhe tre elementë të tjerë që na tregojnë ekzistencën e Allahut: Universi, Kur’âni Famëlartë dhe Hazreti Muhammed (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Universi dhe çdo gjë që ndodhet në të, me hollësirat, përsosmëritë dhe bukuritë e saj, me të cilat ndikon të gjitha aftësitë mendore dhe shpirtërore të njeriut, është një argument rreth ekzistencës së Allahut dhe atributeve të Tij. Një mendje e pakushtëzuar nga mosbesimi, duke u nisur nga bukuritë tërheqëse, rregullsia dhe operimi marramendës i këtij sistemi mund të gjejë një rrugë për të arritur të kuptojë ekzistencën e Allahut dhe atributet e Tij. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Po, njeriu, me mendjen e tij, mund të arrijë të kuptojë ekzistencën e Krijuesit, por asnjëherë nuk do ta njihte dot Atë ashtu siç duhet. Atëherë, na duhet diçka që të na e shpjegojë Allahun dhe atë çka Ai pret nga ne. Këtë detyrë në mënyrën më të përsosur e zbaton vetë fjala e Tij, Kur’âni Kerim. Duke lexuar përshkrimet kur’anore njeriu mund të njohë në mënyrë të drejtë Zotin e tij. Por, ka nevojë edhe për një shembull i cili do t’ia lehtësojë njeriut këtë njohje, do i mësojë atij se si t’i plotësojë kërkesat e Allahut (xh. xh) dhe do t’i tregojë se si bëhet ekzaktësisht adhurimi kundrejt Tij. Ky shembull është pikërisht Hz. Muhammed (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Profeti ynë i dashur ishte një Kur’ân mbi dy këmbë.

1

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *