Llazar Semini përballë studentëve të Komunikimit

Llazar Semini, korrespondent i Associated Press në Shqipëri, ishte i ftuari ynë i radhës i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit në kuadër të ciklit të seminareve “Studenti dhe Profesioni”.

Z. Semini bëri një përmbledhje të gjerë të funksionimit të AP dhe organizmit të punës si dhe njohu studentët me mënyrën e trajtimit të aktualitetit shqiptar në një agjenci ndërkombëtare lajmesh.

Një pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte ndarja me të pranishmit e disa prej ngjarjeve me karakter nacional, politik dhe ekonomik që kanë ndodhur në vendin tonë si dhe mënyrën e trajtimit dhe përcjelljes së këtyre ngjarjeve.

Bashkëbisedimi me studentët vazhdoi më tej në formën e pyetje – përgjigjeve ku u diksutua me detaje çdo interes i treguar nga këta të fundit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *