Makina me energji të pashterueshme, Olimpiada e ASEF-it

Ditën e shtunë me datë 22.02.2014 në Tiranë u zhvillua faza finale e olimpiadës së ASEF-it ( Albanian Science & Engineering Fair). Ndryshe nga vjet, ky konkurs mori dhe më shumë vlera pasi pati dhe pjesmarrjen e Ministres së Arsimit. Në këtë fazë morën pjesë 200 projekte të kategorive të ndryshme si:

Shkencë (science),  Dizenjim faqe interneti ( Web design),  Dizenjim posteri (poster design),  Programim (programming),  si dhe puninim video (short movie).

Më e rëndësishme ndërmjet këtyre kategorive ishte kategoria e shkencës ( science), në të cilen dy projektet më të mira do të fitonin të drejtën të përfaqesonin Shqipërinë në konkursin I-SËEEP në SHBA. Ndër finalistet e këtij konkursi kaq të rëndësishëm ishte dhe shkolla Medreseja “Vexhi Buharaja” e cila u paraqit bindshëm në fushën e Fizikës me dy projekte tepër të dobishme për komunitetin – “Hydro Energy Project” (projekt në krijimin e energjisë nga uji), dhe “Car with Inexhaustible Energy” (makinë me energji të pashterueshme). Pas një prezantimi të mrekullueshëm të projektit, nxënësit Barjam Lazaj dhe Nerus Gojka, Kamarild Dervishi dhe Xhulio Lazaj arritën që ta përfaqësonin bindshëm Medresenë “Vexhi Buharaja” në këtë konkurs. Ky eveniment ishte shumë i rëndësishëm për Medresenë tonë si dhe për nxënësit që e përfaqësuan në mënyrën më të mirë.

Falenderojmë dhe mësuesin e fizikës qe i ka përgatitur ato. Urojme të arrijnë suksese të mëtejshme…

Makina_me_energji_te (1) Makina_me_energji_te (2) Makina_me_energji_te (3) Makina_me_energji_te (4) Makina_me_energji_te (5) Makina_me_energji_te (6) Makina_me_energji_te (7) Makina_me_energji_te (8) Makina_me_energji_te (9) Makina_me_energji_te (10) Makina_me_energji_te (11) Makina_me_energji_te (12)