Mbi katastrofat në Tokë

Është e nevojshme të thuhet se si çdo gjë tjetër në univers, veprimi i katastrofave natyrore ka disa të mira për Tokën dhe banorët e saj Pothuajse çdo ditë nëpërmjet medias mësojmë për një fatkeqësi të re dhe si pasojë dëgjojmë për vdekje të shumta.

Këto ngjarje, në forma të ndryshme, ndodhin në të gjithë botën. Disa nga këto janë pasojë e bashkëveprimit të njeriut me mjedisin arti¬ficial që ai vetë ka krijuar. Ato përfshijnë fatkeqësitë në hekurudha dhe ato në anije, nëndetëse apo në ajër. Lloji tjetër i katastro-fave përfshijnë konvulsionet gjigante në natyrë siç janë: tërmetet, shpërthimet vullka-nike, tufanet dhe uraganet.

 

Në pamjen e jashtme shkaqet kryesore të fatkeqësive të shkaktuara nga këto katastrofa mbi të cilat njerëzit kanë mundësi të ndikojnë në mënyrë të dukshme janë pakujdesia, papërshtatshmëria dhe inercia. Ne shpesh jemi të aftë t’i përballojmë ato madje dhe të mësojmë prej tyre. Mësimet e nxjerra prej këtyre pasojave të hidhura kanë çuar në mar-rjen e masave për rritjen e sigurisë. Kështu p.sh. vendet publike ndërtohen të tilla që të jenë sa më të sigurta dhe të zvogëlojnë rrezikun e aksidentit. Sidoqoftë njeriu i vogël në krahasim me fuqitë mbinatyrore mund të bëjë diçka për të ndaluar ose zvogëluar shpërthimet e mëdha të tokës.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *