Mbledhje akademike 2015-2016
Sipas traditës tashmë edhe këtë vit stafet pedagogjike të të gjitha medreseve të Shqipërisë të administruara nga Fondacioni Sema u mblodhën në qytetin e Korçës për tre ditë, përkatësisht në datat 25-27. Mbledhjet në këto ditë nuk janë si të zakonshmet sepse secili departament i lëndëve shkencore, shoqërore apo atyre fetare me një plan të detajuar treguan profesionalizëm të lartë në drejtim të rritjes së performancën së çdo mësuesi gjë e cila më pas do reflektojë në rritjen e performancën së çdo shkolle. Çdo departament në këto ditë punoi fortë në drejtim të përmirësimit të teknikave të shpjegimit, menaxhimit sa më korrekt të klasës nga ana e mësuesit si dhe përfshirjen maksimale të nxënësve në mësim. Edukimi sa më i mirë moral dhe shkencor i nxënësve është motivi ynë kryesor. Çdo nxënës me moral dhe formim të lartë shkencor sot është një e ardhme e sigurtë për vendin tonë dhe më gjerë nesër.