Mbledhje akademike

Stafi pedagogjik i medreseve të Shqipërisë, administruar nga fondacioni “Sema” u mblodh në qytetin e Tiranës në datën 31.10.2015, për të kryer takimin e radhës. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte shkëmbimi i ideve dhe eksperiencave midis mësuesve. Në takimet e tyre të veçanta departamentet trajtuan tema të ndryshme si: teknikat e shpjegimit, menaxhimi sa më i mirë i klasës, mësimdhënia me në qendër nxënësin, planifikimet për olimpiadat etj. Departamentet e Matematikës dhe Letërsisë diskutuan gjithashtu mbi provimet e maturës dhe përgatitjen e nxënësve për këto provime. Këto takime ndikojnë në performancën e çdo mësuesi, gjë e cila më pas do të reflektojë në rritjen e cilësisë në shkollat tona.

Nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe z.Dritan Sallaku, Përgjegjësi i Sektorit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në fjalën e tij përshëndetëse z.Sallaku theksoi përgjegjësinë që kanë mësuesit në formimin e brezave. Gjithashtu, ai tregoi gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për bashkëpunimet e mëtejshme me institucionet arsimore.

Mbledhje akademike 02-11-2015 (1) Mbledhje akademike 02-11-2015 (2) Mbledhje akademike 02-11-2015 (3) Mbledhje akademike 02-11-2015 (4) Mbledhje akademike 02-11-2015 (5) Mbledhje akademike 02-11-2015 (6) Mbledhje akademike 02-11-2015 (7) Mbledhje akademike 02-11-2015 (8) Mbledhje akademike 02-11-2015 (9) Mbledhje akademike 02-11-2015 (10) Mbledhje akademike 02-11-2015 (11) Mbledhje akademike 02-11-2015 (12)  Mbledhje akademike 02-11-2015 (14) Mbledhje akademike 02-11-2015 (15) Mbledhje akademike 02-11-2015 (16)