Mbledhje e stafit mësimor (Medreseja e Beratit)

Ditën e mërkurë, në përfundim të mësimit, u mbajt mbledhja së radhës e stafit mësimor të Medresesë.  Ndër temat që u folën ishin:

  • Analiza e provimit të përgjithshëm,
  • Pjesëmarrja në olimpiada ndërkombëtare,
  • Procesi mësimor,
  • Mënyrat e përmirësimit të gjendjes mësimore të disa nxënësve,
  • Përdorimi i regjistrave,
  • Shkëmbimi i përvojës,
  • Mbledhjet me prindërit etj.

Fjalën hapëse e mbajti Drejtori i shkollës z. Habib Kahraman, ku foli për brendësinë e temave të mësipërme, duke i dhënë rëndësi të veçantë mbarëvajtjes së proçesit mësimor dhe shkëmbimit të përvojave profesionale me njëri-tjetrin. Pas fjalës së Drejtorit, u bë analiza e detajuar e rezultateve të provimit të përgjithshëm dhe e gjendjes së deritanishme mësimore. Interes ngjallën pjesëmarrja në olimpiada ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e mësuesve në orët mësimore të njëri-tjetrit me qëllim shkëmbim eksperience .

Në përfundim secili mësues shprehu mendimet si dhe sugjerimet e veta në lidhje me çka u fol, por edhe në lidhje me tema të tjera që kërkonin zgjidhje dhe bashkëpunim. Ashtu si edhe mbledhjet e tjera të mëparshme, kjo mbledhje ishte e frytshme dhe shpresojmë të ndikojë në përmirësimin e proçesit mësimor dhe nivelit akademik të nxënësve.