Mbledhje me prindërit

Takim me prindërit e nxënësve në Medresenë e Kavajës

U zhvillua mbledhja e prindërve mes klasave të 12-ta, ku u bisedua për ecurinë e tyre gjatë vitit shkollor deri më tani. Pjesmarrja e prindërve në këtë aktivitet ishte e kënaqshme ku u  diskutua  me mësuesit e lëndëve përkatëse për të arritur maksimumin e nxënësve në mësime.

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

SONY DSC

Mbledhje me prindërit në Medresenë e Beratit

Ditën e shtunë në shkollën tonë u organizua mbledhja me prindërit e klasës së 10. Prindërit u njohën me ecurinë e fëmijëve të tyre deri në muajin nëntor. Ata patën mundësinë të bisedonin nga afër me të gjithë mësuesit dhe stafin e shkollës.
Pas një video që pasqyronte aktivitetet e nxënësve gjatë këtij viti shkollor, të gjithë bashkë, nxënësit, mësuesit dhe prindërit morën pjesë në një koktejl të vogël.

Mbledhje me prinderit ne Medresene e Beratit (1) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Beratit (2) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Beratit (3) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Beratit (4)

Mbledhje me prindërit në Medresenë e Elbasanit

Më 14 nëntor u mbajt mbledhja e prindërve mes klasave të 11-ta, ku u bisedua për ecurinë e tyre gjatë vitit shkollor deri më tani. Prindërit na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë mbledhje dhe bashkëbiseduan me mësuesit e lëndëve përkatëse për të arritur maksimumin e nxënësve në mësime. Gjatë takimit u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me ecurinë mësimore të nxënësve dhe sjelljen e tyre.

Mbledhje me prinderit ne Medresene e Elbasanit (3) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Elbasanit (4) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Elbasanit (5) Mbledhje me prinderit ne Medresene e Elbasanit (6)

Mbledhje me prindërit e klasave të 12-ta në medresenë e Korçës

Ditën e shtunë, Medreseja e Korçës zhvilloi mbledhje me prindërit e nxënësve të klasave të 12-ta. Fillimisht, prindërit u takuan me mësuesit kujdestarë, me të cilët folën për ecurinë e përgjithshme të nxënësve, gjendjen e tyre mësimore, aktivitetet e zhvilluara deri tani dhe ato që planifikohen të bëhen në mbështetje të planit mësimor. Pjesmarrja e konsiderueshme tregon interesimin e madh të prindërve për mbarëvajtjen mësimore të fëmijëve të tyre, interesim ky që reflektohet në përkushtimin e nxënësve ndaj mësimeve. Pas takimit me mësuesit kujdestar, pati një koktejl për prindërit ndërkohë që takoheshin edhe me mësuesit e lëndëve mësimore. Takime të këtilla janë të dobishme për të përforcuar lidhjet në trekëndëshin nxënës-prind-mësues, lidhje të cilat janë shumë të rëndësishme në shkollën tonë.

Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne medresene e Korces (1) Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne medresene e Korces (2) Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne medresene e Korces (3) Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne medresene e Korces (4)