Mbledhje me prindërit e klasave të 10-ta dhe 11-ta në medresenë e Korcës

Ditën e shtunë, Medreseja e Korçës zhvilloi mbledhje me prindërit e nxënësve të klasave të 10-ta dhe 11-ta. Fillimisht, prindërit u takuan me mësuesit kujdestarë, me të cilët folën për ecurinë e përgjithshme të nxënësve, gjendjen e tyre mësimore, aktivitetet e zhvilluara deri tani dhe ato që planifikohen të bëhen në mbështetje të planit mësimor. Pjesmarrja e konsiderueshme tregon interesimin e madh të prindërve për mbarëvajtjen mësimore të fëmijëve të tyre, interesim ky që reflektohet në përkushtimin e nxënësve ndaj mësimeve. Pas takimit me mësuesit kujdestar, pati një koktejl për prindërit ndërkohë që takoheshin edhe me mësuesit e lëndëve mësimore. Takime të këtilla janë të dobishme për të përforcuar lidhjet në trekëndëshin nxënës-prind-mësues, lidhje të cilat janë shumë të rëndësishme në shkollën tonë.

Mbledhje me prinderit e klasave te 10-ta dhe 11-ta ne medresene e Korces (1) Mbledhje me prinderit e klasave te 10-ta dhe 11-ta ne medresene e Korces (2)  Mbledhje me prinderit e klasave te 10-ta dhe 11-ta ne medresene e Korces (4) Mbledhje me prinderit e klasave te 10-ta dhe 11-ta ne medresene e Korces (5) Mbledhje me prinderit e klasave te 10-ta dhe 11-ta ne medresene e Korces (6)