Mbledhje me prindërit e klasave të 12-ta në Medresenë e Beratit

Më datë 23.03.2015 në medresenë e Beratit u zhvillua një mbledhje disi ndryshe me prindërit e klasave të 12-ta. Mbledhja nisi me një fjalim të shkurtër të drejtorit të shkollës Z. Habib Kahraman. Drejtori i shkollës pasi informoi prindërit për ecurinë e deritanishme të nxënësve iu dha disa informacione në lidhje me programet në vijim. Në kushtet e një ambienti të ngrohtë prindërit dhanë mendimet e tyre në lidhje me përgatitjet e fëmijëve të tyre në shkollën tonë. Mesazhi tashmë është i qartë ;kjo miqësi që është formuar midis prindërve dhe stafit të shkollës do të vazhdojë edhe pas mbarimit të shkollës së mesme.

Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne Medresene e Beratit (2) Mbledhje me prinderit e klasave te 12-ta ne Medresene e Beratit (3)